Pasi ka ndeshur në refuzimin e ish-ministrit të Brendshëm në qeverinë Tsipras Evangjelos Apostolakis, për drejtimin e Ministrisë së re të krijuar të Krizave Klimaterike dhe Mbrojtjes Civile javën e kaluar, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka emëruar mesditën e së hënës në këtë post qipriotin , Christos Stylianidis, ish -Komisioneri për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave ne BE ,ndersa-kreu i Shtabit te forcave ajrore të Greqisë, Evangelos Tournas, emërohet zëvendësministër.
Si shtetas i Qipros atij i jepet me procedura të shpejta të parashikuara nënshtetësia greke me anë të procesit të natyralizimit.
Mitsotakis ka zgjedhur këtë personalitet politik për shkak të biografisë se tij tepër të pasur thonë burime qeveritare.
Christos Stylianidis shërbeu si Komisioner Evropian për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave nga 2014 në 2019. Në të njëjtën kohë, ai ishte Koordinatori i BE -së ne Kohen e përhapjes se virusit të Ebolës .
Nga këto pozicione ai ndërmori nisma të rëndësishme dhe cilësohet si “arkitekti” i RescEU , nisma kryesore që ka përmirësuar ndjeshëm sistemin evropian të mbrojtjes civile. RescEU është sot mjeti më i rëndësishëm evropian për trajtimin e fatkeqësive natyrore dhe krizave të tjera të tilla si pandemitë dhe ka transformuar solidaritetin evropian në veprim real.
Ai është gjithashtu një nga themeluesit e “Korpusit Mjekësor Evropian” i cili u krijua për të kontribuar në mobilizimin e menjëhershëm të njësive mjekësore dhe shëndetësore dhe pajisjeve mjekësore për t’u marrë me emergjencat brenda dhe jashtë Evropës.
Mitsotakis ka krijuar ministrinë e re pas kritikave se si përballoi qeveria e tij zjarret masive te gushtit te kaluar te cilat shkaktuan katastrofën më të madhe natyrore ne Greqi me mbi 120.000 hektarë toke pyjore të djegur.
Ζgjedhja e kryeministrit grek thuhet se ka shkaktuar komente në qarqet e Demokracisë së Re për shkak se u zgjodh një politikan qipriot dhe jo grek, ndërsa mediat opozitare thonë se këto reagime i shtohen klimës tashmë negative që është krijuar ditët e fundit pak para Panairit te Selanikut , ku çdo qeveri bën bilancin vjetor, pas reformatimit të dështuar te qeverise , sipas opozitës , por edhe pas valës së rritjes te madhe të çmimeve në artikujt kryesore ushqimore si dhe të energjisë elektrike.
Top Channel