“Lufta brenda llojit”: Talebanët nisin gjuetinë e militantëve të ISIS-it!

06/09/2021 21:02

Fotoja e një militanti të ISIS të arrestuar nga talebanët në Afganistan, është përhapur me shpejtësi në rrjet.

Me sytë dhe duart e lidhura, ai shihet i shoqëruar nga luftëtarë talebanë. Mësohet se këta të fundit kanë nisur kontrollet intensive për anëtarë të Shtetit Islamik, grupi përgjegjës për sulmin kamikaze në aeroportin e Kabulit, që shkaktoi dhjetëra viktima.

Disa analistë parashikojnë se lufta mes talebanëve dhe Shtetit Islamik në Afgansitan do të jetë një betejë mes militantëve të pamëshirshëm xhihadistë. Edhe para tërheqjes së forcave amerikane talebanët ekzekutuan disa komandantë të lartë të Shtetit Islamik, përfshirë ish-udhëheqësin e tyre të lartë Mawlawi Ziya ul-Haq, të burgosur nga qeveria afgane e Ashraf Ghanit.

Ekzekutimet u raportuan për herë të parë nga gazeta amerikane The Wall Street Journal. Sipas ekspertëve ushtarakë, shteti Islamik i Khorosanit ka potencialin të bëhet problematik për sundimtarët e rinj të Afganistanit, duke i ndërlikuar përpjekjet e tyre për të konsoliduar pushtetin dhe për të krijuar një qeveri kombëtare. Talebanët përballen me kërcënimin nga ISIS-K, thonë ata, e për këtë arsye, po hidhen në veprim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA