Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Një police dyshohet të jetë vrarë nga militantët talebanë në Afganistan.
BBC raporton se dëshmitarët kanë rrëfyer ngjarjen e rëndë. Gruaja, e identifikuar nga mediet lokale si Banu Negar, u vra në shtëpinë e familjes para të afërmve në Firozkoh, kryeqyteti i provincës qendrore Ghor.
Vrasja vjen teksa në Afganistan raportohet për përshkallëzimin e represionit ndaj grave.
Zëdhënësi Zabiullah Mujaheed tha: “Ne jemi në dijeni të incidentit dhe jemi duke konfirmuar se talebanët nuk e kanë vrarë atë, hetimi vazhdon“. Ai shtoi se talebanët kanë shpallur amnisti për njerëzit që punonin për administratën e mëparshme.
Detajet e incidentit janë ende të paqarta pasi njerëzit në Firozkoh kanë frikë se mund të ndëshkohen nëse flasin. Por tre burime i thanë BBC -së se talebanët e rrahën dhe e qëlluan Negarin para burrit dhe fëmijëve të saj të shtunën.
Të afërmit treguan murin e mbuluar me gjak në shtëpi si dhe fytyrën e shpërfytyruar të gruas. Familja thotë se Negar, e cila punonte në burgun lokal, ishte tetë muajshe shtatzënë.
Tre persona të armatosur mbërritën në shtëpi të shtunën dhe kontrolluan, para se të lidhnin anëtarët e familjes, thonë të afërmit.
Top Channel