Ka shkuar mbi 647 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku 3 mijë e 887 vdekje janë raportuar vetëm në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” numri i personave të infektuar nga virusi ka tejkaluar 39 milionë e 842 mijë ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 647.593.
Me mbi 4 milionë e 405 mijë raste, Kalifornia renditet e para në vend ndërkohë pasohet nga Teksasi me mbi 3 milionë e 686 mijë dhe Florida me mbi 3 milionë e 352 mijë.
Po ashtu me 66.301 vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit më të lartë të viktimave nga Covid-19 dhe ndiqet nga Teksasi me 57.995 vdekje dhe New Yorku me 54.361 vdekje.
Top Channel