Edy Reja befason me zgjedhjet e tij sa i përket formacionit titullar për ndeshjen me Hungrarinë.
I kushtëzuar edhe nga mungesa e tre elementëve kryesore, Hysaj, Manaj e Bare, për arsye kartonësh, trajner italian ka preferuar nga minuta e parë në krahun e djathtë Albi Dokën, ndërsa në mbështetje të dy sulmuesve të avancuar, Balaj dhe Uzuni, do të jetë prurja më e re, Nedim Bajrami.
Mungon sulmuesi më në formë i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, që pa patur një shqetësim fizik.
Është pikërisht futbollisti i Empolit risia e madhe e përfaqësueses kuqezi për këtë përballje shumë të rëndësishme sa i përket ecurisë së këto eliminatore.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Balaj.
Trajner: Edi Reja.
Hugnaria: Gulasci, Botka, Orban, Lang, A.Szalai, Fiola, Nagy, Gazdag, Kleinheisler, Sallai, Szoboszlai.
Trajner: Marko Rossi.
Kronika e ndeshjes:
Dominim i Shqipërisë në minutat e para, me debutuesin Nedim Bajrami që bie menjëherë në sy me cilësitë e tij.
Pranë golit Shqipëria në minutën e 13-të me Ismajlin, i cili provon me kokë pas harkimit të Bajramit nga këndi, por topi përfundon mbi tra.
Kombinim perfekt mes Bajramit dhe Uuzunit ne ye 15-të, por shënjestra e sulmuesit beratas nuk ishte e saktë.
Pak çaste më vonë Laszlo Kleinheisler merr një top të gjatë dhe gjendet i vetëm në zonë përballë Berishës, i cili bën mrekullinë duke mos lejuar prekjen e rrjetës.
Lëvizje e zgjuar e Nedim Bajramit (29′), që çlirohet nga mbulimi i kundërshtarit, shkarkon të djathtën, por fatkeqësisht topin përfundon jashtë. Drithërima në portën e Hungarisë.
E pabesueshme çfarë humbet Marash Kumbulla në minutën e 33-të. Pas ekzekutimit të këndores Ghjimshiti devijon me kokë në shtyllën e dytë, aty ku mbrojtësi i Romës, bën më të vështirën, e dërgon topin mbi tra nga vetëm një metër largësi.
Panik në portën e kuqezinjve në fundin e pjesës së parë, Szobolszai tentoi nga distanca dhe topi pasi kalon poshtë këmbëve të një tjetër futbollisti hungarez përfundon te Berisha, që reagon me vështirësi. Mbyllet pjesa e parë me rrjeta të paprekura, por me dominimin e kuqezinjve sa i përket qarkullimit të topin dhe rasteve të krijuara./SuperSport/
Top Channel