Pas Lojërave Olimpike të Tokios, peshëngritja shqiptare përgatitet për një eveniment tjetër të rëndësishëm siç është botërori që do të mbahet në Uzbekistan në muajin nëntor.
Padyshim për këtë eveniment shpresat më të mëdha janë te Briken Çalja që tashmë ka nisur përgatitjet e tij pasi kaloi edhe Covid 19
Peshëngritësi shqiptar foli edhe për shansin e humbur në Olimpiket e Tokios për të fituar një medalje për vetëm 1 kg duke thënë se i ka mbetur peng, por shtoi se do të tentojë thyerjen e rekordit Evropian.
Për botërorin e muajit nëntor foli edhe presidenti i Federatës shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza që theksoi se sportistët do të shkojnë në atë eveniment më të plotësuar.
Presidenti Gjoza bëri të ditur se për herë të parë asnjë peshëngritës në lojërat olimpike të Tokios nuk rezultoi pozitiv me doping që do të thotë se kjo disiplinë sportive do të jetë në programin olimpik të Paris 2024.
Në fund presidenti i Federatës Shqiptare të peshëngritjes komunikoi se në nëntor do të mbahen zgjedhjet për kreun e Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes duke shtuar se Shqipëria është një prej vendeve kandidate për të pritur Asamblenë e IËF së bashku me Uzbekistanin dhe Katarin.
Top Channel