Kombëtarja e Kosovës ka barazuar me rezultat 1-1 me Greqinë në ndeshjen e zhvilluar të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Një gabim në mbrojtjen e “Dardanëve” u shfrytëzua nga Douvikas i cili i gjend i vetëm me portierin Muriç dhe realizoi për 1-0 në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë trajneri Bernard Challandes bëri pesë zëvendësime për ta freskuar skuadrën dhe kjo i dha frytet e saj.
Ishte Vedat Muriqi ai i cili realizoi në minutat shtesë për ta barazuar rezultatin në 1-1.
Pas këtij barazimi Kosova mbetet në vendin e tretë me katër pikë, kurse Greqia në të katërtin me tri pikë.
Kosova e zhvillon ndeshjen e radhës më 8 shtator po ashtu në “Fadil Vokrri” ku mysafir do të jetë Kombëtarja e Spanjës, e cila e kryeson grupin B me 10 pikë.
Top Channel