Itali, në Romë mbahet mbledhja e ministrave të Shëndetësisë të vendeve të G20

05/09/2021 22:59

Mbledhja e ministrave të Shëndetësisë të vendeve të G20 filloi në kryeqytetin e Italisë, Romë, e cila ka edhe presidencën e radhës.

Takimi i cili do të vazhdojë për dy ditë me pjesëmarrjen e ministrave të vendeve të G20 dhe përfaqësuesve të institucioneve përkatëse, filloi me pritjen e të ftuarve nga ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza në muzeun historik Capitolini në Romë.

Në tre sesione në kuadër të takimit, ministrat e Shëndetësisë të G20 do të diskutojnë për ndikimin e pandemisë së COVID-19 mbi “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030”, parandalimi i pandemive në të ardhmen dhe mjetet për të përballuar pandeminë.

Gjithashtu në takim do të marrë pjesë përmes video-lidhjes edhe ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Në lajmet në shtypin italian thuhet se nga mbledhja e ministrave të Shëndetësisë të G20 pritet të dalë mesazhi për forcimin e bashkëpunimit, solidarizimit dhe barazisë me qëllim që askush të mos mbetet pas.

Mbledhja do të përfundojë nesër me miratimin e Deklaratës së G20 për Shëndetësinë 2021./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA