Të paktën 12 persona, përfshirë edhe fëmijë kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e përmbysjes së një autobusi të udhëtarëve në Egjipt.
Sipas agjencisë zyrtare egjiptiane të lajmeve MENA, autobusi i udhëtarëve u përmbys në relacionin Kajro-Suez.
Si pasojë e aksidentit humbën jetën 12 persona, përfshirë ndërsa u plagosën 34 të tjerë.
Ministria egjiptiane e Shëndetësisë deri më tani nuk ka dhënë deklaratë lidhur me personat që kanë humbur jetën në aksident.
Egjipti ndodhet në mesin e vendeve ku shënohen më shumë aksidente në Lindjen e Mesme. Sipas raportit që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) përgatiti në vitin 2015, Egjipti renditet në vendin e 16-të në mesin e vendeve arabe në aspektin e sigurisë rrugore si dhe në vendin 109-të në mesin e 180 vendeve në botë.
Top Channel