Afrikë, numri i rasteve me COVID-19 rritet në mbi 7.9 milionë

05/09/2021 10:01

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë ka shkuar në mbi 7.9 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë e COVID-19, numri i rasteve në të gjithë kontinentin ka arritur në 7.946.490.

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në kontinent është rritur në 7.077.013 ndërsa numri i viktimave në 198.866.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Libi dhe Etiopi. Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe Egjipt.

Sipas të dhënave të Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), deri më tani në kontinent kanë mbërritur 130.1 milionë doza të vaksinës. Shkalla e të vaksinuarve plotësisht kundër virusit në kontinent, ku janë administruar rreth 93.4 milionë vaksina është në nivelin 2.5 për qind.

Vendi ku janë kryer më shumë vaksinime është Maroku me 31 milionë doza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA