A i stresojnë anijet turistike balenat? Studiuesit e zbulojnë duke u matur frymëmarrjen

05/09/2021 13:48

Në brigjet veriore të Islandës, shkencëtarët po mbledhin të dhëna nga fryma e balenave për të zbuluar nëse stresohen nga anijet.

Hulumtuesit nga Whale Wise, një qendër për mbrojtjen e detit, po studiojnë nivelet e stresit të balenave në hormonet e tyre.

Nga varka e tyre e vogël me vela, një dron ngrihet. Pas gjashtë orësh pritjeje, shkencëtarët më në fund panë një balenë.

Bashkangjitur në pajisjen fluturuese janë dy enë cilindrike transparente – që do të mbledhin pikat e ujit nga spërkatja e balenës.

Këtë herë, droni fluturon mbi balenë me kujdes, dhe misioni u krye. Ajo kthehet në varkën me vela, duke ua dorëzuar ngarkesën e saj të çmuar kërkuesve.

“Nga mostrat, ju mund të shikoni hormonet si kortizoli, i cili është një hormon i lidhur me stresin, dhe pastaj mund të përcaktoni nivelet e stresit fiziologjik të këtyre balenave,” tha Tom Grove, bashkëthemelues i Ëhale Ëise dhe një student doktorature në Universiteti i Edinburgut.

Sipas një studimi të 2019 nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, një balenë e madhe kap mesatarisht 33 tonë dioksid karboni.

Ndërsa balenat janë një atraksion turistik, ato gjuhen në Islandë.

Islanda ndalon vetëm gjuetinë e balenave blu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA