Një 32-vjeçar ka humbur betejën me koronavirusin, në Podujevë.

Lajmin për vdekjen e tij kanë njoftuar familjarët në Facebook. Familjarët kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot.

“Njoftojmë farefisin, miqtë se sot pas një beteje të mundimshme me COVID 19 ndërroj jetë më i dashuri ynë Haqif Basri Ajvazi-Coli 32 vjeç!

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e Fshatit Sfeçël duke respektuar dispozitat kundër Pandemisë, pra me rrethin e ngushtë familjarë! Për shkak të pandemisë të pame nuk do të ketë!”

32-vjeçari nga Podujeva nuk është i vetmi i ri që vdiq nga COVID-19. Ky virus ua ka marrë jetën edhe shumë të rinjve në Kosovë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA