Gjermania konfirmon: Kriminelë mes fluturimeve nga Kabuli!

04/09/2021 14:25

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer konfirmoi se nga misionet e shpëtimit ushtarak nga Kabuli kanë mundur të hyjnë në Gjermani edhe persona të regjistruar nga policia afgane si kriminelë. 

Me avionët e Bundeswehrit nga Afganistani duhet të shkonin drejt vendit të fuqishëm europianë, krahas gjermanëve që punonin atje, edhe ish-punonjës lokalë, gazetarë, aktiviste e aktivistë  të shoqërisë civile, si edhe ata që do të merreshin nën mbrojtje pas ardhjes në pushtet të talibanëve.

Por Minisria Federale e Punëve të Brendshme bëri  të ditur, se përmes kësaj rruge kanë arritur të shkojnë në Gjermani edhe persona që për autoritetet e sigurisë klasifikohen si “me relevancë për sigurinë”.

Deri në këtë moment janë identifikuar 20 raste, “që për shkak se nuk u verifikuan në Kabul po verifkohen tani në Gjermani”, tha Seehofer. Mes këtyre rasteve penale ka edhe përdhunues të dënuar. Në disa raste të tjera bëhet fjalë për falsifikim dokumentesh.

Katër prej atyre që janë marrë me aksionin e shpëtimit kanë qenë në Gjermani para disa vitesh dhe janë dëbuar. Me aksionin e shpëtimit në Gjermani hyjnë 4587 vetë, mes tyre 3849 afganë dhe 403 gjermanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA