Aktorja amerikane Kristen Stewart duket se ka kaluar sfidën e rolit madhor të Princeshës Diana, e cila vdiq 24 vjet më parë.
Stewart u shfaq sot në tapetin e kuq të famës, teksa filmi i saj “Spencer”, nga regjizori kilen Pablo Larrain u shfaq dje në konkurrimin zyrtar të Festivalit të Filmit në Venecia.
Kritikët kinematografikë thonë se Larraín ka transformuar Stewart për rolin e princeshës, ne te cilin pasqyrohet fundjava kur ajo vendosi të ndahet nga Princi Charles.
Filmi raportohet me një qasje të re radikale për personazhin botëror, duke rishpikur historinë e saj, dhe duke bërë atë ‘të qeshë e fundit’, pa marrë parasysh çka thonë librat e historisë.
Princesha britanike Diana Spencer vijon të magjepsë publikun edhe sot, gati 25 vjet pas vdekjes së saj.
Mbretërorja e ndjerë ishte reflektim i një indiviuializmi të fuqishëm që binte ndesh me botën e lartë ku ishte martuar.
Ndërsa vdekja e saj ishte personifikim i rreziqeve të famës së ditëve moderne.
Filmi tregon sesi Diana ishte shumë përpara, madje edhe në krahasim me përplasjet e kohëve të fundit të regjimit shtypës mbretëror të Britanisë.
Top Channel