Zbresin me litar çarçafësh, kamerat kapin momentin kur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentojnë arratisjen

03/09/2021 13:07

Ky është momenti kur të burgosurit Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentojnë arratisjen nga burgu 313, në Tiranë. Sikurse shihet në videon e siguruar nga “Top Channel” ata zbresin me një litar çarçafësh.

I pari që zbret është Fatmir Pjetri, ai duket që mban në dorë një send, me të cilin dyshohet se dhunoi edhe policin e burgut. Sapo ulet dhe tenton të zbresë shkallët atij i dalin përpara dy policë, por nuk dihet se ç’ndodh më pas pasi filmimet ndërpriten. Të njëjtën lëvizje ka bërë edhe Arbër Çekaj, por ai nuk ishte i pajisur me sende të ftohta.

Fatmir Pjetri dhe Arbër Çekaj tentuan arratisjen nga burgu rreth një muaj më parë.

Ndërsa ditën e djeshme Top Channel mësoi se hetuesit kanë kërkuar rregulloren e brendshme të burgjeve, se si veprohet çfarë parashikon ajo dhe nëse gardianët lëvizin apo ajo nga regjimi i brendshëm.

Gjithashtu ata kërkojnë informacion se kush e ka dhënë urdhrin për të lëvizur nga ambientet e vendit ku qëndronin, pasi Çepele tentoi të vrasë veten. Një tjetër verifikim që po kryen grupi hetimor është edhe kartela mjekësore e Lulzim Çepelës që tentoi vetëvrasjen, nëse duhej të çohej apo jo në spital.

Mësohet se hetuesit janë duke verifikuar edhe kamerat e jashtme të burgut 313, nëse ka pasur apo jo ndonjë makinë apo persona të dyshimtë që prisnin jashtë ambienteve të burgut Çekajn dhe Fatmir Pjetrin me qëllim largimin e tyre.

Burimet për Top Channel bëjnë me dije së për të mësuar nëse të burgosurit janë ndihmuar nga persona të tjerë apo jo, e nëse  tentativa  arratisjes së tyre ka qenë e mirëroganizuar.

Kërkesa e prokurorit të çështjes, Bajram Brecani synon të sqarojë e të hedhë dritë mbi zyrtarë të tjerë të 313 që dyshohet se bashkëpunuan duke larguar policët e regjimit të brendshëm, të cilët urdhëruan të shoqërojnë Çepelen jashtë burgut pavarësisht se kjo ishte e ndaluar.

“Kemi verifikuar paraprakisht dëmtimet që kishte Çepele, i cili nuk kishte plagë me rrezik për jetën dhe për këtë arsye do merret dëshmia edhe e mjekes se në çfarë shkalle e konsideroi ajo vetdëmtimin e të burgosurit”, tha një pjesëtar i grupit të hetimit për Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA