Partia Demokratike është në krizë dhe do të vazhdojë të jetë në rënie, sipas ish-deputetit Astrit Patozi.

Sipas tij, partia më e madhe opozitare ka një kryetar dhe një trup politike, që ka eliminuar zgjedhjet.

Për herë të parë, nuk ka pasur zgjedhje në PD. U caktua me gisht nga kryetari kush do ishte pjesë, u caktua filani, filani…. Ka humbur katër herë rresht dhe partia demokratike do të vijë duke rënë”.

Kjo mënyrë e zgjedhjes së anëtarëve të partisë, thotë Patozi, ka krijuar hipokrizi brenda partisë. Madje, në këtë aspekt, e krahason Partinë Demokratike me Partinë Socialiste.

Duket sikur është e njëjta dorë që i lëviz të dyja fijet në të dyja partitë kryesore. Mendoj se janë interesat e përbashkëta, prandaj kemi këtë situatë që janë si dy pika ujë. Që sipas meje na prezantojnë dy gjysmat e një molle të kalbur”.

Duke argumentuar përse ish-kryeministri Sali Berisha “duhet të largohej prej kohësh nga PD”, ai thotë se “tema e Berishës ka prodhuar shumë skutha në parti”.
Ka shumë njerëz që janë skutha. Që do të thotë, për Berishën kanë përshtypje shumë të mirë, por ngaqë e dinë që mund të marrin ndonjë penallti apo faull, nuk flasin. Ndërkohë që me shpirt, do të donin që ajo që i ndodhi Berishës të mos kishte ndodhur”.

Vetë Patozi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Bindjes Demokratike, pas humbjes së thellë që kjo parti e djathtë pësoi në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA