“Meta të mos dekretojë Ulsi Manjën”/ Opozita kundër ministrit të ri: duhet të ishte para drejtësisë, jo në qeveri

03/09/2021 15:05

Një ditë pasi Edi Rama ia besoi Ulsi Manjës Ministrinë e Drejtësisë, numri dy i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj risolli në vëmendje  përgjimet  e dosjes së Dibrës, ku anëtari me i ri i kabinetit është protagonist.

Nga të gjithë ministrat e qeverisë Ulsi Manja do jetë  shënjestra e sulmeve  të opozitës, që shpresat i kanë  te Presidenti, për mos-dekretimin e qeverisë së re.

Petrit Vasili: Bashkë me Ulsi Manjën në krye të Drejtësisë reforma  në Drejtësi ka rënë, se një njeri që duhet të ishte për dosjen 184 prej kohësh para drejtësisë dhe s’duhet të ishte as deputet bashkë me Gjiknurin. Njëri drejton PS, tjetrin Ministrinë e Drejtësisë.

Tritan Shehu: Është kompetenca e Presidentit të Republikës të mos dekretojë ata ministra që nuk duhen dekretuar për arsye madhore. Unë nuk votoj as qeverinë, as autokrati veten.

Kabineti Rama 3 dominohet nga femrat, ndërsa shumica e anëtarëve janë rikonfirm  i qeverisë së mëparshme.

Petrit Vasili: Janë thjesht kamikazët e radhës që duhet të firmosin në dispozicion të Edi Ramës që nuk firmos sepse mendon se përgjegjësinë para drejtësisë mund ta shmangë duke ja lënë të tjerëve duke nisur nga zv.kryeministri i radhës etj.

Tritan Shehu: Në tërësi, qeveria është ndërtuar në konceptin e pupacëve në funksion të autokratit.

As Lindita Nikolla e përzgjedhura e Ramës për postin e dytë në hierarkinë e shtetit nuk ka  bekimin e partive te opozitës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA