Merkel nis vizitat ‘elektorale’ në zonat e përmbytura para zgjedhjeve në Gjermani

03/09/2021 20:11

Teksa kërkon të akumulojë mbështetje për partinë e saj në zgjedhjet e këtij muaji, kancelarja gjermane Angela Merkel vizitonte sot qytezën e Altenar në perëndim të vendit, e goditur nga përmbytjet vrasëse të korrikut ne Gjermani.

Katastrofa e rëndë ka sjellë përsëri në krye të axhendës qeveritare menaxhimin e krizave dhe ndryshimet klimatike.

Kristian-demokratët e Merkel janë përballur me humbje të mbështetjes, teksa shkojnë në zgjedhje me kreun rajonal Armin Lashet si kandidat.

Teksa vota e 26 shtatorit po afron, Merkel kërkon të tregojë mbështetjen për komunitetin e prekur të Altenar dhe dy qytezave fqinje të shtetit të drejtuar nga Lashet, Rine-Vestfalia.

Merkel do të japë dorëheqjen nga politika pas formimit të qeverisë së re, ndërsa premtoi sot mbështetje emocionale dhe miliarda euro në ndihma federale për rindërtimin e infrastrukturës.

FOTO GALERI
2/3
Merkel do të japë dorëheqjen nga politika pas formimit të qeverisë së re, ndërsa premtoi sot mbështetje emocionale dhe miliarda euro në ndihma federale

Top Channel