Një tjetër sukses në fushën e modës, Kendall Jenner emërohet drejtoreshë e “FWRD”!

03/09/2021 16:35

Duket se pothuajse gjithçka që motrat Kardashian-Jenner prekin kthehet në ar, dhe kjo duket se është arsyeja përse “FWRD” ka emëruar Kendall Jenner si drejtoreshën e saj të re krijuese.

Kendall e njohur për stilin e saj të hijshëm, të frymëzuar nga vitet ’90 do të ketë për detyrë të kurojë markat luksoze të modës si Dior, Fendi, Balenciaga, Alexander Mcqueen etj, të drejtojë dizajnin e faqes së internetit, të krijojë ide, marketing, partneritete dhe aktivitete marketingu.

Sipas “FWRD”, modelja 25-vjeçare do të hyjë zyrtarisht në rolin e saj gjatë Javës së Modës të Nju Jorkut këtë muaj. Në një deklaratë në rrjetin e saj social Instagram, Jenner e emocionuar shkruan:

“Unë u rrita duke dashur modën dhe kam qenë tepër me fat që punova me disa nga njerëzit më të shkëlqyer në këtë biznes. Si drejtore kreative e FWRD, unë jam e lumtur për të ndihmuar në kurimin e faqes me stilistë dhe marka të reja”.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA