Itali/ Hodhi 20 doza kokainë nga dritarja dhe tentoi të arratisej, vihet në pranga 19-vjeçari shqiptar
03/09/2021 11:15
Një 19-vjeçar shqiptar tentoi të shpëtonte nga prangat e policisë italiane në Reggio Emilia duke hedhur nga dritarja dozat e kokainë, por nuk ia doli.
Ai kishte rreth 20 doza kokainë, gati për shitje, por karabinierët vunë re se hodhi diçka dhe u ndaluan për ta marrë. Pas pak çastesh, arrestuan edhe të riun.
Gjatë kontrollit fizik, i gjetën edhe 1500 euro që dyshohet se i erdhën nga shitje e drogës. Mediat italiane bëjnë me dije se i riu qëndronte në mënyrë ilegale në Itali dhe nuk kishte precedent të mëparshëm kriminal.
Top Channel