24 vjeçari bie për vdekje teksa rrëshkiste në parmakun e stadiumit para së dashurës (fotot)

03/09/2021 15:55

Një i ri britanik ka rënë për vdekje kur humbi ekuilibrin teksa rrëshkiste poshtë parmakëve te shkallëve të një stadiumi futbolli para së dashurës së tij.

24 vjeçari Jack Watson, ishte në një festë Krishtlindjesh me miqtë dhe të dashurën e tij të fëmijërisë, kur ra nga dy kate lartësi në barin e stadiumit të skuadrës Derby County në 2019.

Ambulancat kishin ardhur me urgjencë në barin e stadiumit iPro Stadium në Derby, por nuk mundën të shpëtonin inxhineirin që po festonte me kolegët e kompanisë Expleo Limited.

Nëna e viktimës Jill Watson, tha: “Ai nuk ishte vetëm djali ynë, ishte si një shok. Ishte i dashur, i mendueshëm dhe plot gëzim. Kishte punuar aq shumë për të mbaruar universitetin. Ishte i lumtur dhe mezi priste çfarëdo që t’i ofronte jeta”.

Ajo tha në seancën me mjekun ligjor se Jack dhe e fejuara Alexa Heacock ishin bashkë që kur ishin 16 vjeçarë.

Heacock tha se dyshja ishin duke u larguar nga eventi kur ndodhi incidenti tragjik, duke shtuar se të dy ishin të gazuar dhe pak të pirë.

“Ai për t’u zbavitur vendosi të rrëshkiste poshtë parmakëve të shkallëve. Nisi të rrëshkiste poshtë drejt katit të parë, por anoi së prapthi dhe ra nga e gjithë lartësia e shkallëve spirale.”

Mjekësia ligjore tha se viktima kishte humbur menjëherë ndjenjat dhe vdiq nga një plagë e rëndë në kokë.

Mjekja ligjore Tanyka Rawden tha në vendin e incidentit nuk kishte kamera sigurie, por tashmë janë instaluar nga stafi.

Ndërsa një inspektor bashkiak tha se parmakët e shkallëve ishin të fortë dhe plotësonin  standardet kombëtare.

Vdekja e të riut u quajt zyrtarisht si një fatkeqësi.

FOTO GALERI
3/3
Ambulancat kishin ardhur me urgjencë në barin e stadiumit iPro Stadium në Derby, por nuk mundën ta shpëtonin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA