U emërua si zv.kryeministër, Ahmetaj: Jam i emocionuar, nuk kam pse ta fsheh. Është përgjegjësi e madhe

02/09/2021 13:57

Arben Ahmetaj ka folur i emocionuar pasi kryeministri Edi Rama vendosi që ta emërojë zv.kryemininstër, post që më parë e mbante Erion Braçe.

Ahmetaj tha se është përgjegjësi e madhe duke shtruar se do të vijojë me projektin e Rilindjes.

“Me shumë përgjegjshmëri dhe me shumë emocion, nuk kam pse ta fsheh se është përgjegjësi e madhe. Dhe vazhdojmë projektin e Rilindjes me kryeministrin Rama”, u shpreh Ahmetaj.

Erion Brace njoftoi largimin e tij para disa ditësh nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. Braçe tha se ndihej i nderuar që i ka shërbyer popullit shqiptar për 24 vite.

“Ka një fund! I nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë, në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit!”, shkroi Braçe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA