Po i priste një makinë jashtë burgut? Detaje nga tentativa për arratisje e Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit, hetuesit vihen në lëvizje! Kërkojnë…

02/09/2021 13:05

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tentativa e arratisjes në burgun 313 rreth një muaj më parë, ku tentoi arratisjen Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri.

Top Channel mëson se hetuesit kanë kërkuar rregulloren e brendshme të burgjeve, se si veprohet çfarë parashikon ajo dhe nëse gardianët lëvizin apo ajo nga regjimi i brendshëm.

Gjithashtu ata kërkojnë informacion se kush e ka dhënë urdhrin për të lëvizur nga ambientet e vendit ku qëndronin, pasi Çepele tentoi të vrasë veten. Një tjetër verifikim që po kryen grupi hetimor është edhe kartela mjekësore e Lulzim Çepelës që tentoi vetëvrasjen, nëse duhej të çohej apo jo në spital.

Mësohet se hetuesit janë duke verifikuar edhe kamerat e jashtme të burgut 313, nëse ka pasur apo jo ndonjë makinë apo persona të dyshimtë që prisnin jashtë ambienteve të burgut Çekajn dhe Fatmir Pjetrin me qëllim largimin e tyre.

Burimet për Top Channel bëjnë me dije së për të mësuar nëse të burgosurit janë ndihmuar nga persona të tjerë apo jo, e nëse  tentativa  arratisjes së tyre ka qenë e mirëroganizuar.

Kërkesa e prokurorit të çështjes, Bajram Brecani synon të sqarojë e të hedhë dritë mbi zyrtarë të tjerë të 313 që dyshohet se bashkëpunuan duke larguar policët e regjimit të brendshëm, të cilët urdhëruan të shoqërojnë Çepelen jashtë burgut pavarësisht se kjo ishte e ndaluar.

“Kemi verifikuar paraprakisht dëmtimet që kishte Çepele, i cili nuk kishte plagë me rrezik për jetën dhe për këtë arsye do merret dëshmia edhe e mjekes se në çfarë shkalle e konsideroi ajo vetdëmtimin e të burgosurit”, tha një pjesëtar i grupit të hetimit për Top Channel.

Ndërkohë mësohet se do të ripyeten tetë policët e pezulluar nga detyra për të gjithë ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA