Notari para-olimpik kinez Zheng Tao ka marrë dje medaljen e katërt të artë në lojrat speciale Tokyo 2020 duke fituar edhe finalen e 50m stil i lirë, megjithë nuk i ka dy krahët.
30-vjeçari ka fituar dy medalje në lojrat para-olimpike të Rio 2016 dhe tre në Londër 2012, ndërsa dje vendosi rekordin 30.31s, duke mundur bashkëatdhetarët e tij Yuan Weiyi e Wang Lichao, që fituan argjendin dhe medaljen e bronxtë.
Të hënën ai kishte vendosur rekord në garën 50m me shpinë, dhe fitoi medalje të artë në stil delfin, në stafetën 4x50m javës që shkoi.
30-vjeçari nga qyteti i Kunming ka humbur krahët e tij në një aksident me rrymën elektrike kur ishte i vogël, dhe e nisi garën e notit me shpinë duke u mbajtur me një rrip nga goja.
Zheng nisi të notonte në 2010 – kur ishte 13 vjeç- dhe bëri debutimin profesionist gjashtë vjet më vonë.
Fitorja e tij e parë në para-olimpiada ishte në Londër në 2012 kur mori medalje të artë në 100m në shpinë, dhe bronx në 50m delfin.
Por 30-vjeçari është ende larg rekordmbajtësit kinez të paraolimpiadave Xu Qing, i cili ka fituar dhjetë medalje të arta në tre evente nga ai i Pekinit në 2008 deri në atë të Rio 2016.
Top Channel