Ekspozita “Katundet arbëreshe” në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar pasqyron shpirtin arbëresh, i cili dëshmon përkatësinë e vet etnike.
Ekspozita është përfytyruar, duke menduar gjithë shqiptarët në botë, me dëshirën për të njohur gjakun e kombit shqiptar të shpërndarë në luftra të shumta.
Pjesa më e madhe e ngulimeve arbëreshe u themelua pas vitit 1468, pra pas vdekjes së Skënderbeut.
Këto ngulime, gjatë këtyre pesë shekujve, kanë pësuar mjaft ndryshime dhe humbje në numër, sidomos nëpër qytete. Megjithatë kanë ruajtur gjuhën dhe vetitë etnografike.
Ekspozita përmban edhe nga një skedë të shkrtër mbi disa nga figurat kryesore të arbëreshëve si Jeronim de Rada, Gavril Dara i Riu, Zef Serembe etj.
Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla zakonat e tyre të pasura, si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket .
Në rreth 50 lokalitete dhe fshatra të Italisë jugore sot ende ka fjalë shqipe. Përveç gjuhën dhe veshjet popullore ata ruajtën edhe ritin fetarë krishterë ortodoks-bizantin.
Top Channel