Që të gjitha këto arsye gjenden tek reja gri e tymit të cigares.

Njerëzit që pinë cigare, por gjithashtu ata përreth tyre, e kuptojnë më së miri dëmin që shkakton zakoni i të pirit cigare. Gjatë procesit të djegies, çlirohen më shumë se 6 mijë substanca, prej të cilave 100 janë të klasifikuara si të dëmshme apo potencialisht të dëmshme. Të gjitha çlirohen me t’u ndezur cigarja, kur ndodh procesi i djegies.

Djegia e cigares fillon në 400 gradë Celcius. Për shkak të temperaturës së lartë, krijohet tymi i cigares, të cilin njeriu e thith dhe bashkë me të edhe substancat e dëmshme.

Momenti kur ne e konsiderojmë cigaren “të ndezur” është kur arrin 850 gradët celcius, momenti kur krijohen toksina si monoksidi i karbonit. Disa prej përbërësve të dëmshëm që çlirohen në këtë temperaturë mund të jenë shkak për sëmundje të ndryshme që lidhen me pirjen e cigares.
Është me rëndësi të bëhet dallimi mes tymit të cigares dhe nikotinës.

Ka një keqkuptim mbi nikotinën, se ajo është fajtori kryesor për sëmundjet që lidhen me pirjen e cigares. Por, në fakt shkaktarë kryesorë për këto sëmundje janë pikërisht substancat e çliruara me tymin e cigares. Nikotina mund të shkaktojë varësi, por nuk është shkak primar.

A mund të jetë zgjidhja tek ngrohja?

Shkenca tregon se ngrohja mund të jetë një zgjidhje. Falë teknologjisë dhe kërkimeve të shumta shkencore, janë zhvilluar alternativa të cilat nuk prodhojnë tym dhe kësisoj, reduktojnë riskun që mbart tymi. Duke qenë se është djegia ajo e cila prodhon numrin më të madh të substancave të dëmshme, duke e eleminuar këtë proces, alternativat pa djegie dhe pa tym- alternativat me ngrohje- reduktojnë ekspozimin ndaj përbërësve të dëmshëm. Është më rëndësi të vihet në dukje se, nëse këto alternativa me ngrohje dhe pa tym janë prodhuar në standarte strikte për cilësinë dhe sigurinë, këto alternativa mund të shërbejnë si një zëvendësues më pak i dëmshëm ndaj cigareve tradicionale.

Cili është ndryshimi kryesor mes cigareve tradicionale dhe alternativave pa tym?

Cigaret tradicionale çlirojnë tym, kurse alternativat pa tym çlirojnë aerosol. Aerosoli është një përzierje grimcash të lëngshme dhe të gurta me ajrin, kurse tymi i cigares, nga ana tjetër, përmban grimca të gurta karboni të cilat nuk gjenden tek aerosoli. Aerosoli çlirohet nga alternativat me ngrohje dhe ndonëse mund të duket si i ngjashëm me tymin e cigares, në fakt kanë përbërje thelbësisht të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA