Arben Malaj ish-ministër i PS komentoi sot në Top Talk kabinetin e ri qeverisës dhe tha se nuk ndihet mirë , që nuk po futet një kulturë e re në politikë.

Ai tha se mandati tretë është i vështirë dhe ka një ritëm më të lartë, ndërsa shtoi se vendit i duhen më shumë liderë, pasi një lider afatgjatë rrezikon korruptimin në mënyrë absolute.

I pyetur nëse kjo është një qeveri qokash apo komanduese, apo dhe nëse  duhet një oponencë brenda qeverisë ai tha, se:

Qeveria ministrat i ka të ndarë, secili është përgjegjës për fushat e vetë, dhe nëse mendohet se mbledhja e qeverisë është thjesht për të noterizuar atë ka në kokë kryeministri, kjo nuk është më qeveri, pra nuk kemi një qeverisje demokratike, kemi një mbretëri kryeministrore, që bie ndesh me kushtetutën që na konsideron republikë parlamentare.

Forma e qeverisjes së Berishës dhe ajo e Ramës bashkohen në konceptin e pushtetit absolut, se jo e shndërron një republikë parlamentare në një kryeministrore”, tha ai.

Denis Dyrnjaja: Kur sheh emrat, nuk duken politikë, por as teknikë, ç’është kjo?

Arben Malaj: Është riprodhimi i mënyrës që ka ndjekur Rama. ministrat janë njerëz që kanë autoritet publik, marrin njerëz që e kanë fituar besimin e popullit, ndërsa ministra pa profil, për shembull zv kryeministër është bërë një njeri i cili në të gjitha sondazhet ishte njeriu që shqiptarët nuk donin të ishte me anëtar qeverie.

Denis Dyrnjaja: Pse Rama e bën këtë lëvizje?

Arben Malaj: E bën këtë sepse pushteti absolut ja ka vrarë çdo nerv demokratik dhe ai tani qeveris me arrogancën e pushtetit absolut. Është ajo që më tha një vlonjat duke ardhur këtu, që Ahmetaj është caktuar në Vlorë jo për partinë, po për oligarkinë.

Sepse lufta në Vlorë po bëhet për territore, se kush do menaxhojë hapësirat e reja për portet, modeli i Durrësit apo tjetër, se është e pamundur një qytet aq me shpirt dhe kontribut të menaxhohet nga një mercenar partiak. Tani ai ka zv kryeministër një njeri që shqiptarët thonë mos e bëj as ministër dhe ti japësh në ngarkim Vlorën, nuk e kam personale me të.Ne qeveri ka shumë dhe nga ata që vetëm tundin kokën, kontributet e mia dihen. Vlora do reagojë se mënyrë të përsëritur Rama ka hapur gjithnjë shere në Vlorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA