Zgjerohet gjatë natës vatra e zjarrit në Malin e Thatë i cili ka prekur edhe Parkun Kombëtar të Galiçicës.

Sipas të dhënave një grup pune prej 10 vetash ka shkuar që në orët e para të mëngjesit drejt vatrës, ndërsa janë nisur edhe punonjës të zjarrfikëses, emergjencave civile, ndërmarrjes së punëve publike, nga zonat e mbrojtura dhe vullnetarë, banorë të zonës.

Sipërfaqja e përshkruar është e madhe dhe zjarri po i afrohet pyjeve me dushk. Është kërkuar ndihmë edhe në komunën e Ohrit por deri tani nuk ka asnjë konfirmim nëse kanë nisur forca njerëzore. Zjarri prej 4 ditësh në këtë zonë ndërsa në 24 orët e fundit për shkak të erës ka marrë përhapje të madhe. Zjarri mendohet i qëllimshëm nga barinjtë e zonës së Malit të Thatë për kullota të reja, por ka dalë jashtë kontrollit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA