Shtetasi Bektash Gropasi është vënë nën prangat e policisë ndërsa janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij.
Gropasi në bashkëpunim me shtetasit E. G., 32 vjeç dhe F. G., 32 vjeç, kanë kultivuar fidanë kanabis në oborrin e banesës së Bektash Gropasit.
“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin B. G., 69 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasit E. G., 32 vjeç dhe F. G., 32 vjeç, të tre banues në fshatin Cakran, pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin, në oborrin e banesës së shtetasit B. G., kishin kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.
Top Channel