Një 61-vjeçar i identifikuar si Hajdar Kaqanolli është arrestuar në hyrje të pikës së Kalimit Kufitar Morinë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Gjermania.
Kaqanolli, banues në Ballos, Kosovë rezultoi se automjetin tip “Nisan” e kishte vjedhur në Gjermani dhe ishte i papajisur me leje drejtimi . Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
“Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morinë, në zbatim të planit masave për goditjen e trafikimit të mjeteve motorike, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar, Hajdar Kaqanolli, 61 vjeç, banues Balloc, Kosovë.
Në hyrje të pikës së Kalimit Kufitar Morinë, gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, automjeti tip “Nisan” që drejtonte ky shtetas, rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Gjermania, pasi ishte i vjedhur në Gjermani.
Gjithashtu, nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin i pa paisur me leje drejtimi”, njoftoi policia.
Top Channel