Sot nis mësimi plotësues në shkolla, mësuesit të vaksinohen deri më 30 shtator/ Hyjnë në fuqi masat e reja antiCovid

01/09/2021 08:55
Komiteti i Ekspertëve

Sot do të nisë mësimi plotësues në shkolla, për plotësimin e mangësive nga mësimi online. Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka publikuar edhe udhëzimin për shkollat, për masat që duhen respektuar..

Aty nënvizohet edhe vaksinimi i mësuesve, proces që duhet të jetë kryer deri me datë 30 shtator.

Nëse ka mësues që nuk mund të vaksinohet as pas 30 shtatorit duhet të paraqesë arsyetimin nga mjeku. Njëjtë si mësuesit, vaksinën duhet ta marrë i gjithë personeli i shkollave.

Ndërkaq, ditën e sotme (1 Shtator) hyjnë në fuqi masat e reja AntiCovid të marra nga Komiteteti i Ekspertëve dy ditë më parë.

Pas rritjes së rasteve të reja me Covid dhe shtimit të humbjeve të jetëve, komiteti vendosi që ora policore nga 24:00 deri në 06:00 që ishte sot do të shkojë në 23:00-06:00.

Gjithashtu, u vendos vaksinimi i detyrueshëm për tre kategori, personelin shëndetësor, mësuesit dhe studentët.

Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarket, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

Në të gjitha rastet kur nuk respektohen masat e rekomanduara do të zbatohen penalitetet, siç është ai individual kur qytetari nuk ka përdorur maskën në ambientet e rekomanduara në masën e gjobës 3 mijë lekë nëse është për herë të parë dhe në rast përsëritje në masën 5 mijë lekë. Në rast kur bizneset nuk zbatojnë protokollet e rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik, masa e penalitetit shkon nga 100,000-700,000 lekë, në varësi të masës e cila nuk është zbatuar.

Ndërkaq, kujtojmë gjithashtu se duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

– Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA