Shqiptarë, sera hashashi në Spanjë/ Kapet rrjeti me 107 persona. Vodhën 1.6 mln euro energji elektrike

01/09/2021 15:20

107 persona pjesë e një organizate kriminale shqiptare që vepronte në Spanjë, janë arrestuar në një aksion ndërkombëtar të koduar me emrin Dobra.

Policia spanjolle, shqiptare dhe gjermanë  me mbështetjen e EUROPOL-it, kanë arrestuar 107 që dispononin nje ton droge dhe 25.000 bimë marijuane qe janë sekuestruar përgjatë 51 kontrolleve të kryera në Tarragona, Barcelona, Girona dhe Castellón.

Ndjeka e tyre filloi qershorin e një viti më parë. Ky rrjet ishte i përbërë nga profesionistë nga sektorët e pasurive të paluajtshme dhe të energjisë elektrike, ndër të tjera, të cilët, kundrejt pagesës paraprake, ndihmuan organizatën të vendoset në Spanjë, duke u siguruar atyre logjistikën dhe infrastrukturën e nevojshme për kultivimin e marijuanës. Pas kryerjes së këtij kultivimi masiv, marijuana shpërndahej në vende të ndryshme në Evropë, përfshirë Gjermaninë, ku vlera e drogës shumëfishohej me pesë.

Grupi kriminal shqiptar kishte krijuar në Spanjë sera të mbyllura duke vjedhur energjinë elektrike për ta prodhuar. Specialistët nga shqipëria bënin lidhjet e paligjshme dhe fatura e energjisë së vjedhur shkon në 1.6 milionë euro. Ndjekja e grupit shqiptar të drogës të vendosur në Spanjë nisi pas kapjes në gjermani të disa dërgesave.

Falë bashkëpunimit ndërkombëtar me Gjermaninë, Shqipërinë dhe EUROPOL, ishte e mundur të identifikoheshin krerët e organizatës kriminale, konkretisht një klan i familjes shqiptare, që banonte në Gjermani dhe Spanjë. Pas kësaj, ishte e mundur të lokalizohej një nga drejtuesit e rrjetit i cili, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, drejtuan një rrjet të madh kushtuar trafikut ndërkombëtar të marijuanës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA