Rey Manaj do kthehet në Itali/ Largohet nga Barcelona dhe shkon tek ekipi i Spezias

01/09/2021 15:28

Sulmuesi i kombëtares kuqezi, pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese të shtatorit për botërorin “Katar 2022”, nuk do të kthehet në Barcelonë, por do të ndalojë në Itali. Siç ishte lajmëruar më herët, Rey Manaj tani është lojtar i Spezias në Seria A.

Zyrtarizimi ka ardhur mbrëmjen e djeshme pak përpara mbylljes së sesionit të merkatos verore në Euroë.

Lajmin e bën të ditur dhe të dy klubet respektive, ku klubi i Barcelonës, tregon edhe detajet dhe shifrat e operacionit.

Rey Manaj do kalojë te Spezia në Serie A me formulën e huazimit, në këmbim të vlerës prej 300 mijë eurosh. Gjithashtu klubi italian ka detyrimin e shlyerjes së pagës së sulmuesit 24-vjeçar të kombëtare së Shqipërisë, i cili rikthehet në futbollin Italian pas përvojës së mëparshme kur ishte pjesë me Interin.

Ndërkohë një ditë më pas sulmuesi kuqezi i ka dedikuar një postim ish-skuadrës së tij Barcelonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA