Rama kërkon një minutë shtesë: Diskutimet për zgjerimin kanë një “elefant në dhomë”. Ja pse dukemi të korruptuar

01/09/2021 18:17

Kryeministri Edi Rama ka marrë një minutë kohë shtesë për të folur për procesin vendimmarrës të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian duke thënë se të gjitha diskutimet “kanë një elefant të madh në dhomë”.

Sipas Ramës, tani tremben nga nacionalizmi për vendin e tyre dhe para se të flasin për një nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, i hedhin një sy sondazheve para zgjedhjeve për të thënë që janë të korruptuar.

Kryeministri tha se në përfundim të zgjedhjeve, situata do të jetë më e mirë për Maqedoninë e Veriut dhe e mbylli fjalën e tij duke thënë se shpreson që nuk do t’u kërkohet të ndryshojnë sërish emrin në Bullgarinë Perëndimore.

Rama: Doja vetëm të thoja që në të gjithë procesin vendimmarrës dhe të gjithë diskutimet që lidhen me zgjerimin kanë një elefant të madh në dhomë. Etërit themelues u nxitën nga idealizmi dhe objektivat ndërsa forca nxitëse tani është nacionalizmi dhe sondazhet. Kur flas nacionalizmi, nuk e kam fjalën domosdoshmërisht për qeverinë nacionaliste, por për qeveri dhe udhëheqës që tremben nga nacionalizmi për vende të tyre dhe para se të flasin për ndonjërin prej nesh, i hedhin një sy sondazheve. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër që ne dukemi se jemi shumë të korruptuar kur vijnë zgjedhjet në ndonjë vende dhe kur përfundojnë na thonë që jemi në rregull. Pastaj del një vend tjetër që ka zgjedhje dhe kështu vazhdon. Jam mjaft i sigurt që kur të mbyllim zgjedhjet, situata do të jetë më pozitive për Maqedoninë e Veriut dhe me shpresë nuk do t’u kërkohet të ndryshojnë sërish emrin në Bullgarinë Perëndimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA