Teksa 300 gjyqtarë dhe prokurorë presin me ankth radhën për t’ju nënshtruar procesit të rivlësimit, sipari i vettingut për këtë sezon u hap me një rast të pazakontë.

Sali Hasa, prokuror i Sarandës pritej të sillej në seancë nga policia e burgjeve dhe me pranga ne duar, por ai mungoi e po ashtu edhe perfaqesuesi i tij mbrojtes. Sic kuptohet ai preferoi te qendroje me mire ne burg sesa te dale para vettingut.

Ne kushtet kur prokurori refuzoi ftesen per tu paraqitur, KPK deklaroi gjetjet vetem ne prani te medias. Komisioneri i vetingut evidentoi probleme ne shitj-blerjet e apartamenteve, probleme ne shit-blerjen e pese makinave, ku ne nje rast prokurori e bleu mjetin per 850 euro dhe i biri i tij e shiti per 400 mije leke te reja.

Por problematike u pa edhe shkollimi i dy femijeve ne Rusi.

Deri me tani jane kontrolluar 421 prokurore e gjyqtare , ku kryesojne te shkarkuarit dhe te dorëhequrit  jane konfirmuar vetem 171 nga shkalla e pare por ky numer bie ne KPA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA