Kombëtarja, gati për ndeshjen/ Ekipi përfundoi sot stërvitjen. Mbërrin edhe mbrojtësi Kumbulla

01/09/2021 15:27

Kombëtarja ka mbyllur mbrëmjen e djeshme programin intensiv stërvitore përpara ndeshjes me Poloninë që do të luaj ditën e enjte. Trajneri Edy Reja kishte në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve teksa mori pjesë në këtë seancë edhe i mbërrituri i fundit, mbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla.

Ndërkohë Nedim Bajrami nuk do të mund t’i bashkohet skuadrës që në ndeshjen ndaj Polonisë, për shkak se ftesa për të ka mbërritur tek Empoli vetëm dje, sepse nuk ishte e lejueshme që FSHF të dërgonte ftesë në kohën kur gjyqi në KAS ishte ende i hapur.

Në këtë mënyrë me të gjitha gjasat fantazisti 22-vjeçar do t’i bashkohet kuqezinjve në Shqipëri dhe do të bëjë debutimin e tij në takimin ndaj Hungarisë në Elbasan.

Trajneri Edy Reja zhvilloi një seancë stërvitore të përqendruar tek pjesa tekniko-taktike për t’i pasur sa më të qarta idetë e tij në lidhje me formacionin që do të zbresë në fushë ditën e nesërme në orën 20:45.

Ndërkohë që mbrëmjen e sotme trajneri italian dot ë dalë përpara gazetarëve në konferencën e fundit për shtyp përpara ndeshjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA