Embraer’s Eve bën fluturimin e parë të “makinës fluturuese”, merr mbi 3,000 porosi Talibanët të mërkurën bënë nje paradë me disa nga pajisjet ushtarake që ata kapën gjatë marrjes së Afganistanit, disa orë pasi Presidenti amerikan Joe Biden mbrojti vendimin e tij për t’i dhënë fund luftës dy dekadëshe.
Ata festuan tërheqjen përfundimtare të trupave amerikane të hënën si një fitore historike pasi morën kontrollin mbi Afganistanin muajin e kaluar, pas një ofensivë dy-javore që përmbylli një kryengritje 20-vjeçare.
Në paradë u pa dhe një helikopter që fluturoi mbi kryet e tyre .Helikopteri Black Hawk është parë duke fluturuar mbi Kandahar ditët e fundit, duke sugjeruar se dikush nga ish -ushtria afgane ishte në kontrolle pasi talibanëve u mungonin pilotët.
Kombet e Bashkuara paralajmëruan ndërkohë për një “katastrofë humanitare”, duke nënvizuar sfidat e frikshme me të cilat përballen talebanët ndërsa transformohen nga grupi kryengritës në pushtetin qeverisës.
Top Channel