Ky fillim shtatori ka rikthyer në ambientet e spitalit infektiv sërish familjarë të pacientëve që ndodhen të shtruar, të cilët u dërgojnë atyre rroba apo edhe ushqime.
Sikurse dihet së fundmi janë shtuar shumë infektimet edhe për shkak të qarkullimit të variantit Delta, i cili është disa herë më shumë infektues së covid-19.
Por në këtë 1 shtator rrugët janë mbushur plotë me fëmijë, pasi sot nisi mësimi plotësues. Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, por edhe ato parauniversitar janë rikthyer sot në shkolla për të bërë përsëritjen e disa prej lëndëve kryesore.
Por shkolla zyrtarisht nis në 27 shtator, pasi në javët e mësimit plotësues nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë në shkollë, ndryshe nga mësuesit.
Top Channel