Një qytetar, i cili aktualisht jeton në Angli, por ka pjesën tjetër të familjes në Shqipëri ka ngritur një shqetësim përmes “Ti Raporton”.
Djali i familjes Ullini, nga komuna Zall Herr, fshati Kallmet Tiranë, ka ngritur shqetësimin se vëllai tjetër i tij ka prishur shtëpinë, ku jetonin sëbashku dhe tashmë ka nxjerrë leje në bashki, për të ndërtuar shtëpinë e re.
Sipas denoncuesit vëllai, është duke e ndërtuar shtëpinë në emrin e tij, duke i marrë edhe pjesën që i takon atij.
Teksa thotë se kjo situatë mund të sjellë një krim të rëndë brenda familjes dhe shkon deri tek vetëgjyqësia, zoti Ullini, thotë se kërkon që të pezullohen punimet nga autoritetet deri në momentin që do të arrihet një marrëveshje mes vëllezërve.
“Problemi që un kam me tim vëlla ka shkuar deri aty sa s’mban më. Jam i detyruar të bëj vetëgjyqësi me këtë mes se skam rrugë tjetër më. Un jam larg, kam disa vite në Angli. Vëllai im më ka shembur shtëpinë që e kemi pas të përbashkët pa lejen time edhe ka nxjerrë një leje në bashki për tërmetin edhe tani po ndërton shtëpinë në emrin e vet. Un dua t’i pezullohen punimet deri në një marrëveshje mes nesh. Ju lutem të paktën ta bëni publike në media përpara se vi unë në Shqipëri se mua s’më ka ngel gjë tjetër më vetëm vetëgjyqësi se s’kam rrugë tjetër më me atë un”, shkruan qytetari në “Ti Raporton”.
Top Channel