Qendra ‘Alert’ ka gjetur baktere në akullore gjatë një kontrolli në disa pika të qytetit. Kjo organizatë publikoi një raport sipas të cilit janë gjetur raste të akulloreve të freskëta në Tiranë të cilat janë të ngarkuara me koloni bakteresh stafilokok 10 herë më të larta se normat e lejuara.

Mungesa e higjenës në stalla ku mbahen lopët që prodhojnë qumshtin por edhe në vendet e prodhimit dhe tregtimit të akulloreve janë shkaku. Akulloret e freskëta që shihni në banaqet e pasticerive jo të gjitha kanë garanci, disa prej tyre mund të shkaktojnë një sërë sëmundjesh duke filluar nga infeksioni i lëkurës e deri në helmim.

Fenomeni i ushqimeve me baktere mund të marrë fund nëse prodhuesi bashkëpunon me Autoritetin Kombëtarë të Ushqimit. Por pas këtij investigimi institucioni përgjegjës nuk reagoi, për pasojë në Tiranë dhe jo vetëm fë3miët dhe të rriturit konsumojnë akullore  me stafilokok.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA