Teuta nuk dalet në merkato, zyrtarizon sulmuesin Koubemba, lojtar i kombëtares së Kongos

31/08/2021 13:26

Kampionët e Shqipërisë së Teutës vazhdojnë të kenë ambicje të mëdha për të ruajtur kurorën edhe prë sezonin e ri.

Ambiciet e tyre në merkato janë të larta dhe këtë gjë e kanë konfirmuar edhe ditën e sotme me zyrtarizimin edhe sulmuesit nga Kevin Kubemba.

28-vjeçari ka patur një eksperiencë të rëndësishme me disa klube europiane, ndërkohë që në Sperligën tonë vjen nga kampionati Azer ku luante me skuadrën e Sabah

Sulmuesi kongolez e ka nisur karrierën me klubin e Amiens në France duke dubutuar edhe në Ligue 1, por ka luajtur edhe me ekipe si Lille, Brest, Sint-Truiden, CSKA Sofia dhe Sabail.

Gjithashtu Koubemba ka bërë debutimin e tij ndërkombëtar për Kongon në 2014, ku ka zhvilluar 5 ndeshje.

Top Channel