
Ahmet Kushi, 31 vjeç, Aleksandër Hazizaj, 39 vjeç dhe Besmir Duka, 32 vjeç – janë tre të rinj që u arrestuan në Elbasan pasi policia ‘ i kapi mat’ në shtëpinë e tyre me heroinë, municion luftarak dhe një sasi parash.
Në lagjen “5 Maji”, Elbasan, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve Ahmet dhe Aleksandër (vëllezër), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, 3 aparate celular, një peshore të vogël që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, një sasi municioni luftarak, kokrra të bardha të dyshuara si metadon dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel