Pamje të pazakonta vinin sot nga Afganistani, teksa një gazetar lajmesh dukshëm i tmerruar, lexonte lajmet i rrethuar nga ata që dukeshin si anëtarë të armatosur të grupit taliban, në studion e transmetimit.
Britanikja Metro shkruan se talibanët kishin bastisur studion televizive para se të urdhëronin prezantuesit të lavdëronin qeverine e re talibane. Ndërsa të tjerë komentues sugjeronin se pamjet ishin të inskenuara.
Klipi rreth 42-sekonda i gjatë është shikuar më shumë se 1 milionë herë, ku lexuesi i lajmeve shihet i rrethuar nga tetë njerëz të armatosur me automatikë.
Pamjet ishin publikuar në rrjetin Twitter nga gazetarja e rrjetit shtetëror britanik BBC, Yalda Hakim, ku komentohej: “Televizioni në Afghanistan. Ja si bëhet debati politik në televizionin afgan, ushtarët talibanë ruajnë prezantuesin. Prezantuesi thotë se njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga Emirati i ri afgan”.
Lexuesi i ljameve, i quajtur Pardaz, i thoshte degjuesve se njerëzit duhet të bashkëpunojnë me talibanët, sipas rrjetit WIO News.
Gazetari iranian Masih Alinejad, komentonte: “Kjo është sureale. Militantët talibanë duke pozuar prapa lexuesit të tmerruar të lajmeve, duke thënë se afganët nuk duhet t’i kenë frikë ata”.
“Talibanët janë vetë një sinonim i frikës”.
Afghanistan TV – surreal
This is what a political debate now looks like on Afghan TV, Taliban foot soldiers watching over the host. The presenter talks about the collapse of the Ghani govt & says the Islamic Emirate says the Afghan people should not to be afraid #Afghanistan pic.twitter.com/oEverVgLOE
— Yalda Hakim (@BBCYaldaHakim) August 29, 2021
Por të tjerë thonin se pamjet ishin të inskenuara.
Komentuesi Muhammad Jalal i cili e përshkruante veten si aktivist paqeje afgan, tha: “Kjo është e papranueshme, talibanët nuk japin intervista, kjo video është e inskenuar”.
“Kjo është një tentativë për të dhënë një panoramë të gabuar”.
Top Channel