Gazetari i tmerruar lexon lajmet me talibanët e armatosur prapa tij në studio (foto-video)

31/08/2021 16:53

Pamje të pazakonta vinin sot nga Afganistani, teksa një gazetar lajmesh dukshëm i tmerruar, lexonte lajmet i rrethuar nga ata që dukeshin si anëtarë të armatosur të grupit taliban, në studion e transmetimit.

Britanikja Metro shkruan se talibanët kishin bastisur  studion televizive para se të urdhëronin prezantuesit të lavdëronin qeverine e re talibane. Ndërsa të tjerë komentues sugjeronin se pamjet ishin të inskenuara.

Klipi rreth 42-sekonda i gjatë është shikuar më shumë se 1 milionë herë, ku lexuesi i lajmeve shihet i rrethuar nga tetë njerëz të  armatosur me automatikë.

Pamjet ishin publikuar në rrjetin Twitter nga gazetarja e rrjetit shtetëror britanik BBC, Yalda Hakim, ku komentohej: “Televizioni në Afghanistan. Ja si bëhet debati politik në televizionin afgan, ushtarët talibanë ruajnë prezantuesin. Prezantuesi thotë se njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga Emirati i ri afgan”.

Lexuesi i ljameve, i quajtur Pardaz, i thoshte degjuesve se njerëzit duhet të bashkëpunojnë me talibanët, sipas rrjetit WIO News.

Gazetari iranian Masih Alinejad, komentonte: “Kjo është sureale. Militantët talibanë duke pozuar prapa lexuesit të tmerruar të lajmeve, duke thënë se afganët nuk duhet t’i kenë frikë ata”.

“Talibanët janë vetë një sinonim i frikës”.

Por të tjerë thonin se pamjet ishin të inskenuara.

Komentuesi Muhammad Jalal i cili e përshkruante veten si aktivist paqeje afgan, tha: “Kjo është e papranueshme, talibanët nuk japin intervista, kjo video është e inskenuar”.

“Kjo është një tentativë për të dhënë një panoramë të gabuar”.

FOTO GALERI
2/4
Talibanët besohet se kishin bastisur studion televizive para se të urdhëronin prezantuesit të lavdëronte qeverine e re

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA