Digjet lokali në pronësi të 35-vjeçarit në Shëngjin, policia jep detaje
31/08/2021 07:15
Një lokal në Shëngjin të Lezhës është djegur rreth orës 03:50 duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia bën me dije se lokali është në pronësi të shtetasin me iniciale E.B, 35-vjeç banues në fshatin Manati, Lezhë.
Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një masë elektrike tek pajisjet frigoriferike, ndërkohë që dëmtime kanë marrë edhe dy makina të parkuara aty pranë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale.
Top Channel