Tërheqja nga Afganistani/ Republikanët padisin për shkarkim sekretarin amerikan të shtetit (fotot)

30/08/2021 16:33
Ralph Norman (majtas), sekretari Antony Blinken (qender) kongresmeni Andy Harris (djathtas)

Dy kongresmenë republikanë në SHBA kanë aktivizuar nenet e shkarkimit për sekretarin e shtetit Antony Blinken për tërheqjen kaotike të trupave amerikane nga Afganistani.

Kongresmeni nga Karolina e Jugut Ralph Norman dhe ai i Maryland, Andy Harris kërkojnë dënimin e Blinken me argumentimin se nuk ka dhënë konsultim të arsyeshëm për presidentin  Joe Biden duke braktisur interesat kombëtare të SHBA në Afganistan.

“Sekretari Blinken ka dështuar në ruajtjen e betimit të detyrës së tij pasi ka braktisur interesat kombëtare dhe sigurinë e SHBA me rolin e tij në tërheqjen e trupave dhe aseteve diplomatike nga Afganistani”.

Në intervistën e tij me Fox News, Norman tha, “Sipas kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, sekretari i shtetit ka për detyrë të informojë kongresin dhe qytetarët amerikanë për marrëdhëniet e jashtme të vendit. Por Blinken nuk e ka bërë këtë për Afganistanin duke bërë që qytetarët amerikanë të liheshin të ekspozuar në një qytet nën kontrollin e talibanëve”.

Zhvillimi erdhi pas vdekjes së të paktën 13 ushtarakëve në shpërthimet kamikaze në aeroportin e Kabul, të cilat u morën përsipër nga grupi ISIS.

Sulmet raportuan se vranë rreth 150 afganë si dhe 12 marinsa e një mjek i ushtrisë së SHBA. Ndërsa 18 ushtarakë të tjerë u plagosën.

Republikanët kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit deh mbajtje përgjegjësie nga administrata e tij.

“A është i aftë Joe Biden të ekzekutojë detyrat e postit të tij apo ka ardhur koha të ushtrohen fuqitë e Amendamentit të 25-të?” ka thënë më herët Senatori i Florida, Rick Scott.

Ndërsa senatorja e Karolinës së Jugut Lindsey Graham ka thënë më herët, “Besoj se Joe Biden duhet të shkarkohet sepse ka braktisur mijëra amerikanë që kanë luftuar në Afganistan dhe do të braktisë të tjerë kur të skadojë afati i evakuimeve më 31 gusht”.

FoxNews

FOTO GALERI
2/9
Mes tyre jane disa marinsa të ushtrisë së SHBA.

Top Channel