Kosova ka pranuar 55 automjete ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Në ceremoninë e dorëzimit të këtyre mjeteve, presidentja Vjosa Osmani shprehu mirënjohjen ndaj presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ushtrisë amerikane si dhe ndaj popullit amerikan.
Osmani tha se mjetet ushtarake të dhuruara nga ShBA për Forcat e Armatosura të Kosovës do të ndihmojnë forcat tona që të përforcojnë më tej kapacitetet e veta dhe të thellojnë edhe më tej ndërveprimin ushtrisë së Kosovës me ushtritë aleate.
Ajo shtoi edhe është e lumtur të sheh se po jetësohet ëndrra e përbashkët që ushtria të krijojë kapacitetet operacionale të përafërta me aleatët dhe të rreshtohet përkrah tyre në sigurimin e paqes.
“Sot është ditë e veçantë për popullin e Kosovës ngase partneri ynë strategjik, Shtete e Bashkuara të Amerikës po ua dhurojnë Forcave tona të Armatosura 55 automjete ushtarake në vlerë të madhe të cilat do t’i ndihmojnë forcat tona që të përforcojnë më tej kapacitetet e veta dhe ta thellojnë edhe më tej ndërveprimin e ushtrisë sonë me ushtritë aleate. si Komandante Supreme e kësaj Force jam tepër e lumtur që së bashku me ju dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës po e shohim që po jetësohet ëndrra jonë e përbashkët që ushtria e vendit tonë të krijojë kapacitete operacionale të përafërta me aleatët tanë dhe të rreshtohet përkrah tyre në sigurimin e paqes duke marrë edhe vlerësimin e tyre të vazhdueshme”, u shpreh presidentja Osmani./KosovaPress/
Top Channel