Fituesi britanik i një lotarie miliona dollarëshe, Adrian Bayford po përjeton momentet më të errëta të jetës së tij.
Djali 13-vjeçar i tij, që ecte me motor brenda territorit të rezidencës gjigante të familjes, kur u përplas nga një makinë që drejtohej prej motrës së tij 15 vjeçe.
Pak kohë pasi fitoi EuroMillions Scots, u nda dhe nga bashkëshortja. I biri u dërgua në spital me helikopter në gjendje kritike për jetën, ndërsa të afërmit e tij janë në gjendje shoku. “Vajza që shkaktoi pa dashje aksidentin, nuk po e merr veten. Ky është një makth i vërtetë për familjen”, tha një mik i 48-vjeçarit, i cili shtoi se Adrian i “adhuron fëmijët e tij”.
Bayford dhe ish bashkëshortja e fituan lotarinë në 2021-tën, dhe asokohe ajo ishte shuma e dytë më e madhe që fitohej në Britani, 148 milionë paund.
Top Channel