“Dëgjonim britmat deri në mesnatë/ Rasti tronditës i dhunimit të 5-vjeçarit në Prishtinë, keqtrajtoheshin edhe 6 fëmijët e tjerë, gjykata i dha kujdestarinë…
Aksident tragjik është shënuar sot në Radavc të Pejës.
Sipas mediave kosovare mësohet se një grua ka ndërruar jetë ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur të lënduar në aksidentin e ndodhur në fshatin Radavc.
Mësohet se dy automjetet janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një shtetas me nënshtetësi të huaj, i cili tashmë është arrestuar.
“Fsh. Radavc, Pejë, 29.08.2021 – 08:35. Një femër kosovare ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë një aksidenti trafiku, që ka ndodhur midis dy veturave. Gjatë aksidentit kanë pësuar lëndime trupore edhe 7 persona që ishin në dy veturat të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. I dyshuari mashkull me shtetësi të huaj, që dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Top Channel