Disa prej zbulimeve më të rëndësishme, që hedhin dritë mbi njerëzimin ashtu sic nuk e kishim menduar, janë bërë nëpër shpella.
Ashtu si vendet e shenjta të historisë, shpellat, thotë CNN, kanë strehuar fosile delikate, vepra arti, mjete të lashta edhe gjurmë ADN-je. Çdo zbulim i bërë atje, është një pjesë tjetër e enigmës së evolucionit.
Vende si Shpella e Denisovës janë arsyeja përse ne e njohim sot ekzistencën e njerëzve të lashtë, e kemi informacione mbi ta. Së fundi, eshtrat e një gjuetareje adoleshente që jetoi 7.200 vjet më parë, u zbuluan në ishullin e Sulavezit, në Indonezi.
Ato rrëfyen historinë e një grupi njerëzish, për të cilët deri më sot nuk dihej asgjë. “Një sekret”, që tani nuk është më i tillë.
Vajza duket se ishte pjesë e kulturës Toaleane, e gjendur vetëm në këtë zonë e që rrjedh nga vala e parë e njerëzve modern që hynë në ishujt Wallacea përpara 50 mijë vjetësh, në atë që konsiderohet si kolonializimi i parë i Australisë së Madhe. Vajza e re, ndermjet 17 dhe 18 vjec, kishte paraardhës edhe nga një grup i vecante nga Azia. Asnjë pasardhës i kësaj linje gjaku nuk ka mbërritur deri në ditët tona.
Top Channel